Lajmi i rikthimit të programit “Big Brother” qarkulloi me shpejtësi në të gjitha mediat. Programi i cili i ka munguar ekranit të Top Channel prej vitesh, tashmë do të rikthehet, me një ndryshim të madh madje. Personazhet që do të jetojnë në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, do të jenë të gjithë personazhe publike.
Mirëpo, pas dhënies së këtij lajmi, nisi menjëherë pyetja se kush do e moderojë. Deri tani janë përfolur shumë emra të njohur të ekranit, por mësohet se Top Channel ia ka ofruar moderimin e këtij programi Arbana Osmanit, e cila ka qenë për disa sezone moderatorja e “Big Brother Albania”. Nuk ka ende një përgjigje përfundimtare prej saj, por me shumë gjasa programi do të rikthehet në ekran pikërisht me të.