Vjen një tjetër largim nga radhët e LSI-së. 100 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, nga radhët e LSI në Qarkun e Elbasanit ka ardhur largimi i parë nga kryetari i degës së LSI-së për Cërrikun, juristi Astrit Xhelili. Lajm konfirmohet nga burime për ‘BalkanWeb’. Gjatë viteve të fundit Xhelili ka qenë në detyra të ndryshme, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për Elbasanin, Drejtor i Bordit të kullimit dhe kryetar i këshillit bashkiak të Cërrikut, ndërsa i është bashkuar Partisë Socialiste.
Ndërkohë, vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Mollas të Cërrikut, ku dhe konfirmoi live në postin e kreut të LSI-së në këtë bashki, Altin Toskën. Ky i fundit ka qenë kryetar Bashkie në Cërrik. Kryemadhi ia komunikoi këtë detyrë Toskës në prani të banorëve të zonës, ndërsa shtoi atë e pret një detyrë e madhe.
“Ti Altin ke një detyrë të madhe sepse do të përfaqësosh LSI-në në Cërrik. Ke qenë kryetar bashkie e janë bërë shumë investime kur ke qenë ti. Ne e kemi mbajtur fjalën me Cërrikun dhe duam të krijojmë hapësira pafundësisht që të mos largohen të rinjtë, të krijojmë mundësinë e një punësimi të mirëpaguar.
Ne donim të hapnim pikën e remontit të mjeteve bujqësore prej 3 milionë dollarë, por do ta zhbllokojmë sërish, sepse Cërriku është mu në mes të një hambari bujqësor, siç është zona e Sulovës.
Detyra jonë është jo veç të evidentojmë problematikat, por edhe ti japim zgjidhje. Kandidimi yt me siglën e LSI-së, do të na japi jo vetëm përgjegjësi e angazhim, por edhe më shumë përgjegjësi morale dhe politike për Cërrikun.
Nuk duhet të ndalojmë asnjë ditë asnjë moment dhe ato premtime që do të bëjmë t’i realizojmë me faza, 100 ditëshin e parë, 100 ditëshin e dytë. Ne 100 ditë na ndajnë sot nga 25 prilli.”, tha Kryemadhi.
Eunews.al