Lot dhe lutje! Kryefamiljari në Elbasan i zhytur në varfëri dhe me familje të sëmurë: Jam i harruar, me ndihmoni sadopak!

Kryefamiljari i familjes Kodra në Elbasan jeton në kushte të vështira ekonomike dhe sikur kjo mos të mjaftonte,ai ka djalin me autizëm dhe bashkëshorten me aftësi ndryshe. Jeta për të është kthyer në tmerr, ndërsa shpreson tek shqiptarët altruistë që ta ndihmojnë sadopak.

Fiqiri Kodra thekson në emisionin “Mendo për Mua” në Fax News se krahas mungesës së kushteve dhe sëmundjeve që e përndjekin çdo ditë, ai përballet me një tjetër problem, që sa herë ka shira shtëpia e tij përmbytet nga uji.

Ai thotë se autoritetet shtetërore dhe ato lokale nuk e kanë ndihmuar, përkundër ankesave të vazhdueshme. Fiqiriu kishte ëndrra për jetën, por kjo e fundit duket se është treguar e padrejtë me të.

“Vetëm vajza pastron. Sa herë bie shi, unë jam mbytur në ujë. Nuk kanë ardhur asnjë fondacion bamirësie. Ju bëj thirrje, kush ka mundësi të vendos dorën në zemër dhe të më ndihmojnë. Dritat i paguaj rregullisht. Kështu e ka jeta e njeriut. Ëndrrat mia kanë qenë të bukura, që bashkëshorten të kisha sa më lart dhe të bëja një jetë normale. Besoj në Zot. Jam lutur disa herë në Zot. Kam edhe Kur’anin dhe Biblën. Jam i harruar në radhë të parë nga bashkëshortja që e kam të sëmurë, pastaj…. Mendoni për mua”, apeloi ai.

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni familjen Kodra na kontaktoni në:

Instagram: mendo.permua

Facebook: Mendo per mua

Mob: 069 45 45 454

Email: [email protected]

Te dhënat bankare:

Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë

Swift code: CDISALTR

Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)

Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)

Paypal: [email protected]