Lorik Cana i cili tashmë është në pension ka marrë një ofertë nga klubi zvicerian i Lozanës për drejtor sportiv, sipas gazetës Le Matin. Lozana është pa drejtor sportiv pasi Pablo Iglesias u largua dhe klubi po synon që të krijojë një bazë të fortë duke nisur nga moshat me skautët. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, prej disa vitesh është në pension pas tërheqjes nga futbolli.