Lokalin e kishte kthyer në ‘lloto’ ilegale, në kërkim 45-vjeçari në Elbasan, policia gjeti dhe kokainë

Një 45 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.

R.S, banues në Elbasan kishte marrë më qira një lokal të cilin e kishte përshtatur si qendër për vënien e basteve sportive.

Në momentin e ushtrimit të kontrollit nga blutë e Elbasanit u gjeten dhe sekuestruan dhe një sasi lënde narkotike që dyshohet të jetë kanabis si dhe një celular që mendohet se përdorej për bastet.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi N. Ll., 28 vjeç, banues në Elbasan, klient në këtë lokal, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular më të cilin dyshohet se vinte baste sportive.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan./ReportTv.al