Kryetari i bashkisë z Gledian Llatja, i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut, z. Damian Gjiknuri si dhe deputetja, znj. Desantila Tahiri, ka vizituar ambientet e fabrikës së ujit në Gjinar, ‘Bukaniku’.
Llajtja u shpreh se “jemi në Gjinar, aty ku prodhohet uji me një cilësi shumë të mirë për konsumatorët dhe jemi pranë një fabrike totalisht të rinovuar për përpunimin dhe ambalazhimin dhe cilësinë. Është shumë e rëndësishme që përveç uit të mirë, të sigurohemi edhe për cilësinë e ambalazhimit. Është një nisme e re e zhvilluar vetëm para 4 vitesh dhe ne kemi patur kontakte të vazhdueshme me bizneset për të diskutiar për problematikat që mund të hasin përsa u përket lejeve dhe licensave, lejet e ndërtimit dhe jemi përpjekur të jemi pranë bizneseve për ti ndihmuar ata”- u shpreh ndër të tjera Llatja. Kryebashkiaku Llatja theksoi edhe njëher se Bashkia është e interesuar për prodhimin vendas, duke garantuar çdo favor ligjor ndaj bizneseve që investojnë në Bashkinë Elbasan.
Drejtuesi politik i qarkut, z. Gjiknuri u shpreh se fabrika ‘Bukaniku’ sapo ka filluar prodhimin e ri, uji “Bukaniku” ka marrë vlerësimin nga ana e specialistëve si uji më i mirë shqiptar, me parametra tregtimi europian. Sipas Gjiknurit, Elbasani rrethohet nga zona malore, me burime shumë të mira dhe ne jemi të gatshmë që të ndihmojmë me cfarëdo që biznesi të ketë nevojë.
Gjiknuri ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook: “Në ambientet e fabrikës së ujit “Bukaniku” e pajisur me teknologji moderne që mundëson një produkt me të gjithë vlerat natyrale”.
Uji “Bukaniku” kërkohet nga çdo njësi tregimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Bukaniku është një ujë i lehtë, i pasur me minerale të rëndësishme, i cili rrjedh nga burimi i zonës së Shpatit në Gjinar. I gjendur në lartësinë 1650 metra, Burimi i Bukanikut ka disa prej treguesve kimike më të mirë në Shqipëri. Shumë i pasur me magnez, mbetja e thatë prej me pak se 100 mg/l, e bëjnë atë një ujë shumë të mirë për shëndetin dhe të lehtë për organizmin.
Me teknologjitë me efikase në fushën e ambalazhimit, fabrika ka bërë të mundur të sjellë pranë konsumatorit cilësi dhe pastërti dhe siguri.