Sunday , November 27 2022

Llatja takim me kryepleqtë, diskutojnë për Programin Afatmesëm Buxhetor 2023- 2025

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka vijuar turin e konsultimeve publike për Programin Afatmesëm Buxhetor 2023- 2025, me banorë të Njësive Bradashesh, Gracen, Papwr, Funar dhe Shirgjan. Kryetari i bashkisw bwri nje prezantim tw tarifave vendore dhe bashkwbisedoi me pwrfaqwsuesit e fshatrave tw atyre zonave mbi ndwrhyrjet nw infrastrukturw e shwrbime. Fokusi kryesor i këtij buxhetimi afatmesëm, sipas kryebashkiakut është rritja e cilësisë në shërbime për ujitjen e kullimin, për sportin, kulturën, bujqësinë, etj.

“Na është bërë edhe si traditë tashmë që të mblidhemi të gjithë këtu në Bradashesh, por do kemi edhe takime të tjera të këtij lloji edhe në fshatra të tjera sidomos në fshatrat e largëta në zonën e Gracenit, Funarit dhe Paprit të cilat janë pak zona problematike. Pak kohë më parë kemi realizuar Buxhetimin me Pjesëmarrje, ndërsa sot fillojmë me buxhetin afatmesëm. Ne këtë buxhetim e kemi me traditë në bashkinë e Elbasanit, ku diskutojmë për prioritetet e mëdha por edhe ato të vogla. Kemi pasur disa problematika gjatë këtyre 3 viteteve, ku ju keni qenë vete koshient se sapo morëm mandatin u përballëm me tërmetin e pastaj me pandeminë por kemi pasur edhe zjarre edhe përmbytje e tani po përballemi me një luftë në Europë që ka ndikuar në rritjen e cmimeve si dhe rritja e cmimit të naftës na ka prekur edhe neve pasi ndërrmarrja publike kërkon vazhdimisht furnizim me naftë”.

Sipas kryebashkiakut Llatja, “ne po planifikojmë të kemi një rritje të energjisë elektrike diku te 20% dhe nuk ka per tu rritur me shumë se 20 %. Pra ne kërkojmë balancimin e tarifës, ku konsumatori paguan atë që harxhon. Besoj me vitin e ardhshëm me paketën e re fiskale do e rrisim sërish tarifën për energjinë elektrike, në mënyrë që ato të ardhura që kemi parashikuar për ndërtimin apo mirëmbajtjen e rrugëve në qytet apo në fshatra të mos i heqim nga investimet dhe të mbulojmë faturat e energjisë elektrike por ti cojmë aty ku e kanë destinacionin e vet. Unë personalisht jam shumë pro investimeve dhe brenda kësaj peridhe kemi bërë të mundur të ndërhyjmë me asfaltime në disa zona dhe rrugë dytësore dhe kemi akoma shumë për të bërë sic janë investimet mes pallateve apo urbanizimi i zonës periferike të qytetit sic është edhe Bradasheshi që ka shumë potenciale”, tha kryebashkiaku. Ai nwnvizoi edhe nje swrw ndwrhyrjesh nw qytet si në lagjen 5 Maji, në zonën e bypassit dhe “do vazhdojmë ndërhyrjen  deri në përfundim të projektit të bypassit i cili është një projekt shumë i madh për qytetin.

Ndërkohë për pjesën e mbetjeve, do fillojmë shumë shpejt me pastrimin e fshatrave dhe do merremi me problematikat që na shqetësojnë kryesisht në zonën e Bradasheshit, Labinot Fushë, Shushicës që kanë problematika të mëdha përsa i përket mbetjeve dhe pastrimit.

Po eksperimentojmë edhe me një projekt të ri, me vendosjen e disa kazanëve ku edhe makinat e pastrimit do merren me pastrimin e zonave rurale.

Kemi marre nën administrim edhe impiantin e mbeturinave në Elbasan dhe është një sfidë për ne e sidomos për mua dhe stafin pasi është një megastrukturë dhe po e menaxhojmë ne.

Kemi kontaktuar edhe me bizneset për menaxhimin e mbeteve të tyre pasi kemi pasur problematika në zonën e Kusarthit me makina të mëdha që vijnë në mënyrë të paligjshme dhe na ndotin ambientin dhe po nisim një aksion për monitorimin e tyre, pasi ne kemi vende për depozitimin e mbetjeve. Dhe kërkoj mbështjen tuaj maksimale për këtë krim mjedisor që po i bëhet këtyre zonave.

Ne shkojmë i pastrojmë ata sërish ndotin, kërkojmë ndihmën e kryeplakut që të denoncojnë rastet që të cojmë në ndjekje penale këta ndotës dhe nuk tolerojmë asnjë që bëhet palë me ta. Kemi impiantin që është fat për qytetin tonë dhe cdo shkelës do përballet me ligjin. Jemi përballë një viti elektoral dhe duhet të punojmë shumë”. Llatja theksoi nder të tjera se projekt-buxhetet bazohen në vizionin për Elbasanin e së ardhmes, i cila para së gjithash duhet të jetë një qytet i jetueshëm, me infrastrukturë moderne e transport publik cilësor, me shërbime efikase e cilësore, me mundësi investimi për sipërmarrësi. Nga Bashkia e Elbasanit theksohet fakti se pavarësisht problemeve të shumta, ky qytet fsheh një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, social e kulturor.

Advertisement