Llatja takim me delegacionin e parlamentit francez. Cfarë u diskutua

Kryetari  i Bashkisë Gledjan Llatja priti sot në një takim një delegacion të parlamentit francez të shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Francës në vendin tonë Christina Vasak. Delegacioni frances ishte në Bashkinë e Elbasanit për të shprehur mbështetjen e tij në projekte konkrete në fushën e turizmit dhe të mjedisit.

Gjithashtu delegacioni francez shprehu mbështetjen e pakushtëzuar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Z. Llatja i shprehu mirënjohjen Ambasadës Franceze dhe popullit francez për mbështetjen e pakursyer që i  dhanë Elbasanit në këto kohë pandemie, por jo vetëm.

Vendi mik, përmes Aleancës Franceze, e cila është një vlerë e shtuar e qytetit tonë, ka qenë një mbështetjen e madh për Elbasanin në shumë drejtime e sidomos në shëndetësi.

Duke bërë një prezantim të resurseve të Elbasanit Z. Llatja kërkoi edhe më tepër bashkëpunim dhe afrim të bizneseve franceze në Elbasan. Bashkia e Elbasanit do të mbetet një mbështetës i fuqishëm për çdo biznes i cili gjeneron vende pune dhe është miqësor me mjedisin.