Llatja takim me banorët Labinot Mal: Kemi hapur kantiere ndërtimi dhe nuk ndalemi

Kreu i Bashkisë Gledian Llatja, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, janë ndalur në një bashkëbisedim në Labinot Mal. Duke vlerësuar mikpritjen e banorëve të kësaj zone të largët malore të Elbasanit, kreu i bashkisë e vuri theksin edhe tek investimet që janë realizuar në këtë zonë, duke shtuar se “janë hapur edhe këtu disa kantiere ndërtimi më kryesori ai i Korridorit të 8, ku ka ofruar mundësinë e punësimit të shumë djemve nga kjo zonë”.

Sipas kryebashkiakut “takime të tilla na bëjnë mirë që të flasim bashkë dhe të njihemi me problemet.  Aktualisht ju keni problem kanalizimet e ujrave të zeza, si edhe pritat lumore. Shumë shpejt do të vijnë Emergjencat Civile që të orientohen për bërjen e një projekti. Sipas z. Llatja problem mbetet infrastruktura “por ne e kemi në projekt”, tha ai, duke përmendur edhe një herë shkaqet natyrore si edhe pandemia, apo lufta në Ukrainë të cilat sipas tij vonuan në realizimin në kohë të investimeve. “Duke biseduar edhe me ju, kemi menduar që të sjellim në zonat e largëta Ndërmarje të Shërbimeve Publike vetëm për 6 Njësitë Administrative që kemi, por më së shumti për zonat malore, me qëllim që shërbimin ju ta keni në kohë reale, kryesisht për mirëmbajtjet e rrugëve, por edhe për problemet që kemi me kanalizimet”.

Më tej Llatja ka parashtuar edhe shumë projekte të mëdha sipas tij në vijim.”Nuk jemi fokusuar vetëm tek problemet e vogla,bashkë me qeverine shqiptare ne kemi projekte të mëdha për Elbasanin me qëllimin rritjen e zhvillimit ekonomik, që të kemi më shumë të ardhura me qëllim që të vazhdojmë punët. Fshati ka shumë probleme unë e di, por 50  përqind e buxhetit të bashkisë shkon për fshatin, jam treguar i drejtë, pavarësisht se këtu nuk duken shumë, sepse janë investime të mëdha, jemi përpjekur maksimalisht dhe do vazhdojmë bashkë të ecim përpara dhe të vazhdojmë investimet. Jam i bindur se me mbështetjen e sekretarit të PS, Damian Gjiknuri, do të bëjmë punë të mira për fshatin dhe për të gjitha njësitë”,-tha Llatja, duke premtuar banorët se do të jetë pranë tyre në cdo problematikë.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri edhe një herë siguroi banorët se Gledian Llatja ka mbështetjen edhe të qeverise shqiptare, “Gledi përfaqëson jo vetëm qytetarët e Elbasanit, por edhe qeverinë përfaqësuesi i Edi Ramës si kandidati ynë, ka dhe mbështetjen time si sekretar i përgjithshëm i PS, dhe me gjithë keto mbështetje, të gjitha premtimet që Glediani ju tha do të bëhen realitet. Detyra e Gledianit është të bëjë projekte dhe të marrë mbështetje nga qeveria, të administrojë mirë të ardhurat e bashkisë së Elbasanit që janë taksat tuaja”.

Sipas z. Gjiknuri mbështetja e qeverisë garantohet me mbështetjen e qeverise së PS dhe mbështetjen e Edi Ramës”. Ai përmendi një sëre investimesh që janë në proces si rrugët e mëdha, shëtitorja në Elbasan, ose Lungo Fiume, si edhe të gjitha ndërhyrjet e tjera që po ndodhin në bashkinë  e Elbasanit. Duke u ndalur tek fshati z. Gjiknuri vlerësoi idenë e kryebashkiakut Llatja për ndarjen në dy pjesë të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike për të ndërhyrë në mirëmbajtje rruge në kohë “por njëkohësisht ata para ti shkojnë fshatit, sepse fshati ka nevojë më shumë për mbështetje finaciare, dhe Gledi gjatë kësaj kohe këtë punë e ka bërë mirë, sepse ka dhënë më shumë mbështetje financiare për zonat rurale. Edhe në buxhet shumicën e fondeve e ka kaluar në zonën rurale”tha ai.  Gjiknuri përmendi edhe shumë investime që janë kryer nga qeveia socialiste në Labinot Mal, sic është linja elektrike . Ndaj me votën për Gledin si kryetar bashkie, dhe me votën për keshillin socialist investimet do vazhdojnë. Gledi edhe pse nga qyteti është njeri i pastër dhe e ka vëmëndjen tek zonat, gjithashtu ka mbështetje PS dhe kryeministrin, ndërsa krahu tjetër nuk ofron asgjë. Thanë do bëjnë revolucion, përfunduan tek oborri i PS. Krahu tjetër nuk ofron asnjë mbështetje sepse edhe në të kaluarën nuk ka bërë asgjë. Do vijnë do premtojnë se do bëjnë punë, por nuk kanë me kë ti bëjnë. Zgjedhjen e kemi shumë të pastër shumë të qetë, por duam mbështetjen edhe tuajën për të bërë të mundur premtimet që kryetari i bashkisë ju bëri. Por mos harroni, se do të keni edhe mbështetjen time si deputet i zonës suaj. Jam këtu që të jap angazhimin tim se të gjitha premtimet do të bëhen realitet”, përfundoi Gjiknuri.