Bashkia e Elbasanit, së bashku me Ministrin e Arsimit dhe Sporteve, si edhe me elitën e qytetit, së shpejti do të realizojnë projektin e shumë kërkuar atë të Muzeut të Arsimit.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e festës së 7 Marsit, Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja, i shoqëruar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, si edhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kanë zhvilluar një ceremoni festive me mësues dhe pedagogë të njohur të Elbasanit. Në këtë ceremoni, ku janë shpërndarë edhe çertifikata “Mirënjohja e Qytetit”, për 15 mësues e pedagogë, kryebashkiaku Llatja ka bërë edhe premtimin e madh, të ngritjes së një Muzeu Arsimi në qytet.
“Bashkë me Ministren e Arsimit Evisi Kushi, bashkë me njerëz të mirë të qytetit tonë që kanë një vizion, duam të bëjmë një Muze të Arsimit, godinën e kemi, Ish Drejtoria Arsimore, e kemi miratuar edhe buxhetin ne si Bashki, që ta rikonstruktojmë dhe më pas të realizojmë projektin tonë modelin e mirë të muzeve, atë të arsimit dhe më pas edhe muzeun e Telekomunikacionit, pasi Ministri i Parë i Post Telegraf ka qenë patrioti i shquar elbasanas Lef Nosi. Qyteti e do muzeun e arsimit, mësuesit e kanë dashur, kemi në shkollat tona muze të vegjël, të cilët janë thesar, por duam ta bëjmë një për qytetin, të tregojmë vlerat dhe pasuritë që kemi pasur dhe kemi në fushën e arsimit.
Na duhet ndihma juaj për të konceptuar një model të mirë që të jetë jo vetëm bashkohor por të krijojë edhe breza të rinj, për të parë vlerën e Elbasanit dhe kulturën që kemi transmetuar jo vetëm në qytet por edhe në të gjithë trevat shqiptare”, ju drejtua Llatja ish mësuesve, elitë të qytetit.
15 mësues në Elbasan, janë vlerësuar me çertifikatën e Mirënjohja e Qytetit me motivacionin “Për kontributin e çmuar gjatë të gjithë jetës profesionale si mësues në arsimin e brezave dhe edukimin e tyre si qytetar të denjë të këtij vendi”.
Në vijim kryebashkiaku Gledian Llatja, vlerësoi edhe punën e shkëlqyer të mësuesit pasi sipas tij “Elbasani ka shumë me çfarë të krenohet, ka shumë mësues, ka shumë histori, ka shumë kulturë, breza që ju ju kujtojnë me nostaligji shumë të madhe. Ndaj kemi për ju një Mirënjohje të madhe, jo vetëm për ju por për një sërë mësuesisht të cilët kanë dhënë shpirtin për të rritur breza të rinj për të pasur breza sa më të shëndetshëm në Elbasan por edhe në të gjithë Shqipërinë. Shumë faleminderit për punën e gjatë dhe kolosale që keni bërë natë dhe ditë, një sakrificë e juaja për të rritur një berez të shëndetshëm, aq sa keni sakrifkuar veten tuaj dhe familjet tuaja, Mirënjohja për ju është mksimumi që qyteti j’ua kthen mbrapsht. Ne ju jemi shumë mirënjohes, sot është një ditë e shenjtë për të gjithë mësuesit për të gjithë brezat që keni rritur, është nder për ne që ju kemi”, përfundoi Llatja.
Janë vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit” mësuesit dhe pedagogët, Vilma Tafani, Bardha Gjini, Joana Myftiu, Mirjam Myftiu, Roland Gjini, Xhuljeta Daja, Tomorr Arjaniti, Elida Cabej, Petrit Peni, Liliana Nosi, Drita Isaj, Rukije Kila, Mehmet Shipka, Kaliro Guxho, dhe Lumturi Hasani. Të përlotur, këta mësues të nderuar të Elbasanit, kanë falenderuar Bashkinë dhe në veçanti kryebashkiakun Llatja për këtë mirënjohje dhe vlerësim që i kanë dhënë. “Jemi shumë të gëzuar që marrim këto dekorata”, kanë deklaruar mësuesit e nderuar.