Kryetari i bashkise së Elbasanit, z. Gledian Llatja e ka nisur ditën duke publikuar pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Në një postim në Facebook ai shkruan se ky projekt si pjesë e korridorit të 8-të, do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi.
“?Në kantierin e punimeve për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë puna vazhdon me ritme të shpejta ?⚠️ Po punohet për formimin e trasesë së rrugës?ndërtimin e nënkalimit në kilometrin 3️⃣ ndërtimin e urës automobilistike ?dhe mbrojtjen lumore me mure gabion ?
? Ky aks do të transformohet rrënjësisht, duke garantuar që qarkullimi i automjeteve do të vijojë pa asnjë problematikë ? dhe me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore?” –shkruan Llatja.
Ndërkohr Rama ka shkruar:
“Mirëmëngjes dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Puna për projektin e korridorit 8 erdhi pas dakordësisë tripalëshe mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, më shumë se 2 vite më parë.