Sunday , June 22 2025

Llatja: Projekti “Shkolla e Gjelbërt” angazhon të rinjtë për menaxhimin e mjedisit

Bashkia e Elbasanit ka ndërrmarë një nismë, e cila koniston në ndërgjegjësimin e brezit të ri, për menaxhimin sa më të mirë të mjedisit në territorin e qytetit të Elbasanit.

Nën moton “ Mjedisi, vazhdimësia e jetës për një mjedis të shëndetshëm në kuadër të inisiativave lokale”, ky projekt konsiston në angazhimin e të rinjve të 18 shkollave 9-vjeçare si edhe 8 shkolla të mesme, ku do të organizohet konkursi mbi dijet në sjelljen ndaj ambjentit, si edhe aktivitete për mbajtjen pastër të mjedisit, pastrim, dhe mbjellje të reja.

Nën kudesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja projekti ‘ Shkolla e Gjelbërt” në fushën e mjedisit me baza vullnetare, ka partner Sektorin e Integrimit Europian Projekteve Strategjike dhe Ndihmës së Huaj, Zyrën Vendore të Arsimit, Organizata të Shoqërisë Civile si edhe Drejtoria e Mjedisit në Elbasan.

Qëllimi i këtyre aktivitete nga ana e Bashkisë, realizohet më qëllim rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të brezit të ri të Elbasanit në përputhje me menaxhimin sa më efektiv të qytetit. 

 “Implementimi i këtij projekti ka si synim të angazhojë të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme me konkurencë në dije, të kryejnë aksione në pastrim duke krijuar kështu rrjetëzim me të rinjtë e tjerë kontribues të mjedisit. Nëpërmjet këtij projekti grupi bërthamë trajnues do të shërbejë si trajnues për të rinjtë e shkollave pjesëmarrëse, ku do të zhvillohet edhe një konkurs në dije duke u bazuar në kurikulën e shkollës, si edhe trajnimi për menaxhimin e terrenit. Dija është vlerë, dhe vënia në zbatim e dijeve është zhvillim.  Rinia është revolucionare dhe e krijon të ardhmen bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm për të qenë qytetarë të denjë të familjes së madhe Europiane. Sepse Elbasani vazhdon të lobojë për ofrimin e strandarteve mjedisore”,  pohon kryebashkiaku Gledian Llatja.

Pastrimi i zonave nga grupi i të rinjve ka nisur në objektet e kultit në Elbasan, në zonën e kalasë si dhe në objekte të rëndësishme historike e kulturore. Ky aktivitet do të plotësohet edhe me informacione historike e mjedisore të zonës, si pjesë e trajnimit të të rinjve. Bashkia ciklin e menaxhimit të këtij projekti e ka ndarë në tre faza, ku në fund do të hidhet shorti për shkollën fituese e cila do të vlerësohet me një bibiliotekë për shkollën me libra, me informacione për qytetin, enciklopedi, mjedis, trashëgimi kulturore dhe histori.

Sahifa Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.