Bashkia e Elbasanit ka ndërrmarë një nismë, e cila koniston në ndërgjegjësimin e brezit të ri, për menaxhimin sa më të mirë të mjedisit në territorin e qytetit të Elbasanit.
Nën moton “ Mjedisi, vazhdimësia e jetës për një mjedis të shëndetshëm në kuadër të inisiativave lokale”, ky projekt konsiston në angazhimin e të rinjve të 18 shkollave 9-vjeçare si edhe 8 shkolla të mesme, ku do të organizohet konkursi mbi dijet në sjelljen ndaj ambjentit, si edhe aktivitete për mbajtjen pastër të mjedisit, pastrim, dhe mbjellje të reja.
Nën kudesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja projekti ‘ Shkolla e Gjelbërt” në fushën e mjedisit me baza vullnetare, ka partner Sektorin e Integrimit Europian Projekteve Strategjike dhe Ndihmës së Huaj, Zyrën Vendore të Arsimit, Organizata të Shoqërisë Civile si edhe Drejtoria e Mjedisit në Elbasan.
Qëllimi i këtyre aktivitete nga ana e Bashkisë, realizohet më qëllim rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të brezit të ri të Elbasanit në përputhje me menaxhimin sa më efektiv të qytetit.
“Implementimi i këtij projekti ka si synim të angazhojë të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme me konkurencë në dije, të kryejnë aksione në pastrim duke krijuar kështu rrjetëzim me të rinjtë e tjerë kontribues të mjedisit. Nëpërmjet këtij projekti grupi bërthamë trajnues do të shërbejë si trajnues për të rinjtë e shkollave pjesëmarrëse, ku do të zhvillohet edhe një konkurs në dije duke u bazuar në kurikulën e shkollës, si edhe trajnimi për menaxhimin e terrenit. Dija është vlerë, dhe vënia në zbatim e dijeve është zhvillim. Rinia është revolucionare dhe e krijon të ardhmen bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm për të qenë qytetarë të denjë të familjes së madhe Europiane. Sepse Elbasani vazhdon të lobojë për ofrimin e strandarteve mjedisore”, pohon kryebashkiaku Gledian Llatja.
Pastrimi i zonave nga grupi i të rinjve ka nisur në objektet e kultit në Elbasan, në zonën e kalasë si dhe në objekte të rëndësishme historike e kulturore. Ky aktivitet do të plotësohet edhe me informacione historike e mjedisore të zonës, si pjesë e trajnimit të të rinjve. Bashkia ciklin e menaxhimit të këtij projekti e ka ndarë në tre faza, ku në fund do të hidhet shorti për shkollën fituese e cila do të vlerësohet me një bibiliotekë për shkollën me libra, me informacione për qytetin, enciklopedi, mjedis, trashëgimi kulturore dhe histori.