Llatja pret një grup biznesesh turq nga themelimi “Musiad Albania” në Shqipëri

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit z. Gledian Llatja priti në zyrën e tij një përfaqësi biznesmenësh turq të “MUSIAD ALBANIA”, degë e re e Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve (MUSIAD) në Shqipëri. Kjo shoqatë, e themeluar në Stamboll në vitin 1990, është një organizatë ndërkombëtare me mbi 14,000 anëtarë, 60,000 biznese dhe mbi 2 milion të punësuar në mbarë botën.

Kryetari Gledian Llatja shprehu kënaqësinë e tij për këtë nismë të re dhe mundësitë e bashkëpunimit që do të ofrojë për komunitetin e biznesit shqiptar dhe atë turk. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve të ndërsjellta, duke theksuar se ky bashkëpunim do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Është kënaqësi që të prisja në zyrë përfaqësuesit e ‘MUSIAD ALBANIA’ dhe të njihesha me këtë nismë të re. Jemi të gatshëm të mbështesim çdo iniciativë që ndihmon në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe vendit tonë,” u shpreh Llatja.                                       

MUSIAD numëron 85 degë brenda Turqisë dhe 180 degë jashtë saj, në 81 shtete të ndryshme. Shqipëria është shteti i 91 që pret MUSIAD-in, duke iu shtuar kështu rrjetit të madh të bizneseve që përfaqësohen nga kjo shoqatë.