Llatja pret në takim ish-deputetin britanik: 100 vjet marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë

Kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka pritur në një vizitë në zyrën e tij anëtarin e partisë Laburiste Britanike  ish-Kryetarin e grupit të miqësisë Shqiptaro-Britanike dhe ish-deputetin e parlamentit Britanik, z.John Grogan. Në këtë takim mes miqsh janë diskutuar shumë projekte në të ardhmen për Elbasanin, ndërsa kryebashkiaku Llatja i ka prezantuar  Z. John Grogan edhe resurset e shumta hiatorike, turistike dhe kulturore që ka Elbasani ndër shekuj. Në fokus të këtij takimi mes tyre ishte edhe përforcimi i miqësisë mes dy vendeve në kuadër edhe të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – Britani.

Pas takimit kryebashkiaku Llatja u shpreh se ‘kisha kënaqësin të takoja ditën e sotme një mik të mirë të Shqipërisë, anëtarin e Partisë Laburiste Britanike, ish-Kryetarin e grupit të miqësisë Shqiptaro-Britanike dhe ish-deputetin e parlamentit Britanik, z.John Grogan. Në një bisedë shumë miqësore ndamë sëbashku ide dhe projekte për të ardhmen e Elbasanit duke përforcuar edhe më shumë miqësinë mes vendeve tona, në këtë vit të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqiptaro-Britanike.