I mirëpritur nga banorët e fshatit Balëz, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja i cili kandidon për një mandat të dytë ka deklaruar gjatë këtij bashkëbisedimi se “ne nuk kemi asnjë minutë kohë për ta humbur me debate shterpe dhe as me politikën e madhe të televizorit. Detyra jonë është të takojmë sa më shumë qytetarë derë më derë, njësoj siç kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve.
Të bisedojmë me ta për bilancin e punëve të kryera, çka mund të përmirësojmë në punën tonë dhe ato që do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme”.
I shoqëruar nga deputeti Luan Duzha Llatja edhe një herë e vuri theksin tek qytetari duke pohuar se ne në fokusin tonë është rritja e cilësisë së jetesës së qytetarëve.