Llatja merr pjesë në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale. Prezanton projektet zhvilluese dhe trasformuese për Elbasanin

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Z.Gledian Llatja ka marrë pjesë në  Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, Poloni ku përfaqësues nga e gjithë Evropa ndanë iniciativat e tyre për  menaxhimin më të mirë të qyteteve.

Në këtë sesion u shfaq vizioni i krerëve  për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.

Në fjalën e tij,  në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki kreu i bashkisë Llatja theksoi se në Elbasan po implementohen një serë projektesh zhvilluese dhe trasformuese.

Kryebashkiaku Llatja në një postim ne rrjetet sociale shprehet se është   i nderuar të prezantonte në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, në  Poloni praktikat e mira të Bashkisë Elbasan, nismat pa makina, shtimin e hapësirave të gjelbra, projektet e zhvillimore të turizmit  dhe fokusimin e të rinjve drejt profesioneve të së ardhmes.

Postimi i plote:

??? Në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, Poloni ku përfaqësues nga e gjithë Evropa ndanë iniciativat e tyre menaxhimin më të mirë të qyteteve.I nderuar të prezantoja praktikat e mira të Bashkisë Elbasan, nismat pa makina, shtimin e hapësirave të gjelbra ?, projektet e zhvillimore të turizmit ? dhe fokusimin e të rinjve drejt profesioneve të së ardhmes ?‍???