Llatja ka një njoftim të rëndësishëm për të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile që duan të bashkëpunojnë me bashkinë në fushën e…

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, u ka bërë thirrje Organizatave të Shoqërisë Civile për të vazhduar bashkëpunimin tonë institucional në fushën e mjedisit, me baza vullnetare.

Llatja shprehet se ky bashkëpunim konsiston në organizimin e konkursit mes shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të përgjithshme që janë në territorin e Bashkisë Elbasan. Konkurs mbi dijet në sjelljen ndaj ambjentit, aktivitete në mbajtjen pastër të mjedisit: pastrim, mbjellje dhe mirëmbajtje të tyre etj. ku do të organizohen takime në çdo shkollë të sistemit parauniversitar, në Bashkinë Elbasan përgjatë periudhës, Tetor 2022-Mars 2023.

NJOFTIM

DREJTUAR: ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

Të nderuar përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, duke ju falenderuar për kontributin tuaj në ofrimin e shërbimeve komunitare, në territorin e Bashkisë Elbasan, me lejoni si Kryetar i Bashkisë Elbasan, T’ju shprehim kërkesën për të vazhduar bashkëpunimin tonë institucional në fushën e mjedisit, me baza vullnetare. Ky bashkëpunim konsiston; në organizimin e konkursit mes shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të përgjithshme që janë në territorin e Bashkisë Elbasan. Konkurs mbi dijet në sjelljen ndaj ambjentit, aktivitete në mbajtjen pastër të mjedisit: pastrim, mbjellje dhe mirëmbajtje të tyre etj.

Shprehemi të bindur se gadishmëria juaj si ekspertë në fushën e mjedisit do të na mundësojë ofrimin e mentorimit nga Ju në takimet që do të organizojmë në çdo shkollë të sistemit parauniversitar, në Bashkinë Elbasan përgjatë periudhës, Tetor 2022-Mars 2023.

Mentorimi juaj do të jetë më baza vullnetare ku sëbashku me staf të Bashkisë Elbasan do të kontribuojmë:

–  në ofrimin e fushatave të ndërgjegjësimit të mbajtjes pastër të mjedisit të shkollës dhe mjedisit që na rrethon.

– ne identifikimin e nxënësve të talentuar, në të ardhmen mentorues për brezin e ri.

– në organizimin e një konkursi me tre çmime, për tre shkollat që performojnë më mirë në mbajtjen pastër të mjedisit.

Rinia është revolucionare dhe e krijon të ardhmen bazuar në zhvillimin e qëndruëshëm është motoja jonë e përbashkët për të qenë qytetar të denjë të familjes së madhe Europiane.

Do ju luteshim, interesin tuaj të mentorimit vullnetar të na e dergoni me nje shprehje të letrës së interesit nga ana juaj, dërguar në adresen e institucionit tonë: [email protected], brenda dates 25 Tetor 2022.

Duke ju falenderuar per mirëkuptimin!

KRYETARI

Gledian LLATJA