Llatja jep lajmin e mirë/ Hapet bonusi i rijetësimit. Si funksionon dhe kush përfiton

Për të dytin vit radhazi Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen e Bonusit të Rijetësimit, skemë mbështetëse të kujtdo që do të restaurojë dhe rijetësojë një objekt-monument kulture apo që ndodhet në qendra historike.  Duke qenë se qyteti i Elbasanit, ka fatin e madh që të rrethohet nga shumë zona turistike dhe historike, mes tyre edhe Kalaja në qendër të qytetit.

Ministria e Kulturës Elva Margariti, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim prezantues me banorët e lagjes “Kala” ku në fokus ka qenë Bonusi i Rijetësimit.

Në fjalën e saj, pas firmosjes së kësaj marrëveshjeje mes Ministrisë dhe Bashkisë, ministria Margariti u shpreh se “për Elbasanin,  për të gjithë traditën që keni, për të gjithë aspektin intelektual që i keni sjellë mbarë kombit, më lejoni t’ju them se fakti që ju keni jetuar në Kala dhe nuk e keni abandonuar asnjëherë e keni mbajtur tërë jetën gjallë,  është një meritë e juaja, dhe në një farë mënyre shteti po ju ofrohet me një dekoratë”.

Nga ana e tij kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja pohoi se “ajo që ne kemi si qëllim në vetvete është që të krijojmë ambjente shërbimi në Kalanë e Elbasanit dhe këto vijnë me bashkëfinancim, ku  qeveria shqiptare bashkëfinancon projektet tuaja me grante. Elbasani ka shumë potenciale që vetë ne duhet t’i shfrytëzojmë, për të mirën ekonomike, por edhe për rininë e qytetit.  Kjo është një gjë e mirë, që ta shohim të ardhmen këtu, duke rritur zhvillimin ekonomik”, tha kryebashkiaku Llatja.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, pohoi se “duke e mbajtur shtëpinë në gjendje të mirë, aq më tepër që e financon shteti ne ruajmë identitetin e Elbasanit. Ky është një nga qytetet e pakta në Shqipëri që e ka zonë shumë të banuar brenda kalasë. Ky program përveçse mbron trashëgiminë nga ana tjetër mbështet individin, ekonominë familjare dhe gjithë komunitetin”.

Përmes shqetësimeve të ngritura dhe pyetjeve të banorëve edhe një herë dolën në pah problematikat, dhe  çka duhet të përmirësohet në këtë edicion të dytë të këtij procesi të Bonusit të Rijetësimit.

Bashkia Elbasan bashkë me Ministrinë e Kulturës do t’i vijë në ndihmë banorëve të Kalasë që të aplikojnë dhe përfitojnë.

Buxheti për Bonusin e Rijetësimit  është 50% më i madh se një vit më parë.

Për mirëmbajtje dhe rijetësim mbështetja do të jetë deri në 1 milion lekë.

Për rijetësim deri në 6 milionë lekë!

Kjo është skema që mbron trashëgiminë dhe mbështet individin, ekonominë familjare dhe gjithë komunitetin, duke i dhënë prioritet të rinjve, grave sipërmarrëse, emigrantëve dhe personave me aftësi ndryshe.

?Një thirrje e hapur për të dytin vit në mbështetje të kujtdo që do të restaurojë dhe rijetësojë një objekt-monument kulture apo që ndodhet në qendra historike dhe lagje brenda kalave.

?Përmes shqetësimeve të ngritura dhe pyetjeve të banorëve kuptuam më mirë problematikat, çka na ndihmon të përmirësohemi në punën tonë.

??Pas përvojës së një viti më parë kemi besimin e mjaftueshëm që në këtë edicion do të kemi edhe më shumë aplikime, por edhe më shumë mbështetje.

Bashkia Elbasan bashkë me Ministrinë e Kulturës do t’i vijë në ndihmë banorëve të Kalasë që të aplikojnë dhe përfitojnë.

Buxheti për Bonusin e Rijetësimit

është 50% më i madh se një vit më parë.

?Për mirëmbajtje dhe rijetësim mbështetja do të jetë deri në 1 milion lekë;

?Për rijetësim deri në 6 milionë lekë!

??Kjo është skema që mbron trashëgiminë dhe mbështet individin, ekonominë familjare dhe gjithë komunitetin, duke i dhënë prioritet të rinjve, grave sipërmarrëse, emigrantëve dhe personave me aftësi ndryshe.

?Aplikimi ka filluar dhe është i hapur deri në 10 mars!

#ministriaekulturës #bonusiirijetësimit