Llatja: Asfalt edhe në Thanë, aty ku infrastruktura kishte 30 vite që mungonte

Një tjetër kantier i ri është  hapur për rehabilitimin e rrugëve të fshatit Thanë në Gjergjan, një zonë e bukur e punëtore e Elbasanit.  Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja gjatë inapektimit të punimeve të cilat janë drejt asfaltimit pohon se “edhe këtu po  mbajmë fjalën e dhënë për kusuret e 30 viteve mbledhur së bashku që askush përveç nesh s’ka vullnetin, vizionin dhe vendosmërinë t’i bëjë”.

I shoqëruar nga deputetja Desantila Tahiraj, kryebashkiaku Llatja është mirëpritur nga banorët duke marrë nga këta të fundit falenderime dhe mirënjohje për rikonstruksionin total të kësaj rruge e cila kishte më shumë se 30 vite që nuk kishte parë asnjëherë ndërhyrje.

“Ishte një problem i imi i kahershëm rikonstruksioni i kësaj rruge, që para 3 vitesh, dhe nuk e mendoja që në situatën që ishim do të mund të ndërhynim tani në ketë zone. Kjo ndërhyrje në fshatin Thanë është një nga investimet më të mëdhaja që bëjmë në infrastrukturë” tha Z. Llatja.

Aktualisht punimet janë drejt përfundimit të shtresës së asfaltit, për të vijuar me trajtimin e bankinave. Banorët shprehen se kjo rrugë ka qenë tejet e amortizuar, e duke mos mjaftuar kjo ka qenë edhe shumë malore duke vështirësuar dukshmëm qarkullimin.