Wednesday , December 7 2022

Liverpool kampion pas 30 vitesh

Pas një pritje shumë të gjatë që zgjati 30 vite Liverpool është shpallur kampion i Anglisë. Edhe matematikisht të kuqtë janë të pakapshëm nga City i vendit të dytë që u mund nga Chelsea dhe festa ka nisur.

Aq shumë është pritur ky titull nga tifozët e kupton shumë mirë kur ata janë grumbulluar rreth stadiumit “Anfield Road” për të festuar edhe duke mos mbajtur distancën e nevojshme në kohë pandemie. Tifozët të shumtë në numër kanë festuar një titull kampion që mund të cilësohet si historik. Futbollistët po ashtu kanë ndjekur me vëmendje ndeshjen e City-t dhe në vërshëllimën finale nisën festën kjo me të drejtë pasi këtë sezon kanë qënë perfekt.

Pasi fitoi Champions League Liverpool u shpall edhe kampion i Anglisë duke fituar Premier League dhe është së pari falë një profeti si Jurgen Klopp që dje ka shpërthyer në lot, falë klasit të Salah, Mane e Firmino, gardianit Alisson, dyshes holandeze Van Dijk Ëijnaldun apo edhe zemrës britanike të Henderson, Alexander-Arnold, Gomez e Chamberlain. Kur duhen edhe 7 ndeshje nga fundi Liverpool është me 86 pikë i pakapshëm më. Prishet magjia ,Liverpooli është kampion.

Të kuqtë kampion nga divani i bëri Chelsea. Blutë e Londrës mposhtën Manchester Cityn 2-1 dhe blindojnë zonën Champions. Pulisic kaloi vendasit në avantazh ndërsa djemtë e Guardiolës barazuan me një gol fantastik të De Bruyne. Goli i fitores erdhi me penallti nga braziliani Willian./

Advertisement