Sunday , March 9 2025

Lista e profesioneve që janë të pazëvendësueshme nga Inteligjenca Artificiale

Me zhvillimin e inteligjencës artificiale, frika për humbjen e vendeve të punës është më e madhe se kurrë, veçanërisht në industritë kreative.

Deri në 300 milionë vende pune mund të zëvendësohen ng AI brenda 5 viteve të ardhshme. Megjithatë, jo të gjitha profesionet janë të rrezikuara nga AI.

Sipas një studimi të Adzuna, bazuar në të dhëna nga OECD dhe Goldman Sachs, disa profesione janë të sigurta nga automatizimi. Në krye të listës janë mjekët e specializuar, të cilët kërkojnë ekspertizë dhe ndërveprim njerëzor. Këtu përfshihen kirurgët, dentistët, psikologët dhe dermatologët.

Punët që kërkojnë aftësi manuale, si hidraulikët, pllakaxhinjtë dhe punëtorët që rregullojnë çatitë, gjithashtu konsiderohen të sigurta. Po ashtu, profesione si kontrolluesit e dëmtuesve dhe operatorët e vinçave nuk janë të rrezikuara nga AI.

Edhe rolet më unike, si kuratorët e muzeve, marangozët dhe këshilluesit martesorë, duket se janë të mbrojtur nga ndikimi i teknologjisë.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet në tregun e punës do të vazhdojnë, me AI që po formëson të ardhmen, por disa profesione do të mbeten të pazëvendësueshme.