Emërohet kreu i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Elbasanit. Bëhet me dije se në krye të këtij institucioni është emëruar emëruar Etleva Knuti, ish Përgjegjëse e Zyrës së Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Elbasanit.
Më herët në këtë post qëndronte Mariglen Disha. Prej 10 vitesh Disha ka drejtuar Agjensinë Shtetërore të Kadastrës në Korçë, Elbasan dhe Tiranë.
Ndërkohë sipas burimeve zyrtare mësohet se Mariglen Disha është transferuar në një tjetër detyrë të rëndësishme në Tiranë.