Liqeni i Marinës në Belsh, një perlë turistike që vizitohet çdo ditë nga turistë të shumtë

Qendra turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh vizitohet çdo ditë nga qytetarë të shumtë.

Qendra është ideuar, ndërtuar e administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Pika e agroturizmit të Marinës ndodhet në mes të liqeneve të Dumresë. Një perlë e vogël turistike, që ofron pamjen më mbresëlënëse dhe komoditet cilësor.

Iniciativat e bashkisë Belsh, vitet e fundit kanë gjetur mbështetjen e qeverisë shqiptare duke realizuar një sërë veprash në mbështetje të turizmit, e duke shfrytëzuar bukuritë që Zoti i ka falur bujarisht të gjithë zonës.

Pranë liqenit të Marinës, në Belsh janë ndërtuar 9 shtëpiza druri dhe një ambient shërbimi restorant. Shtëpizat kanë një dizajn minimal alpin, të cilat integrohen shumë mirë edhe në territorin përreth liqenit të Marinës.

Materialet e përdorura për ndërtimin e këtyre shtëpizave, janë materiale drusore ekologjike, të cilat e bëjnë impaktin e ndërhyrjes në natyrë akoma edhe me minimal për të mos cenuar ekosistemin e zonës.

Klikoni linkun:

https://www.facebook.com/watch/?v=767000111328463