U zhvillua mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP) në Bashkinë Librazhd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore, drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, policisë, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë lokalë.
Takimi u mbajt në kuadër të projektit “PARTNER”, pjesë e Programit SCPA – Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri, financuar nga Qeveria Suedeze përmes SIDA dhe zbatuar nga Shoqata “Tjetër Vizion”.
Bashkia Librazhd është e përkushtuar të forcojë sigurinë publike përmes një bashkëpunimi të ngushtë me të gjitha institucionet dhe aktorët lokalë. Prioritet mbetet parandalimi i problematikave sociale, përfshirja aktive e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, rritja e ndërgjegjësimit në shkolla dhe komunitete, si dhe garantimi i një komunikimi të hapur e të qëndrueshëm me publikun.