Librazhd-Shkollës 9-vjeçare në Zdrajsh i jepet emri i i nderuar i Heroinës së Popullit , Shejnaze Juka

Nëpërmjet një ceremonie madhështore ,Shkollës 9-vjeçare në fshatin Zdrajsh i Njësisë Administrative Orenjë i është dhënë emri i nderuar i Heroinës së Popullit ,Shejnaze Juka.Kjo ceremoni është organizuar me rastin e 80 vjetorit të rënies së saj në luftimet kundër pushtuesve gjermanë në Zdrajsh të Librazhdit.

Me rastin e emërtimit të ri të Shkollës 9-vjeçare të Zdrajshit me qindra nxënës, banorë të fshatrave të zonës së Çermenikës morën pjesë në këtë event ku gjithashtu ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Mariglen Disha,Nën Prefekti Josif Laska ,Drejtuesit e ZVAP etj të cilët vendosën kurors me lule te Lapidari kushtuar Heroinës së Popullit Shejnaze Juka .Ajo doli partizane bashkë me 100 nxënëse të Normales së Elbasanit , ndërsa mësimet e para i mori në vendlindje , në Shkodër dhe në Institutin Femëror “Donika Kastrioti” në Tiranë.

Shejnaze Juka ishte edhe anëtare e organizatës së Rinisë Komuniste që nga themelimi i saj dhe mori pjesë në disa demonstrata antifashiste. Veprimtarinë revolucionare e zhvilloi në Tiranë dhe më 1942 u hodh në ilegalitet për të punuar me rininë e qytetit të Elbasanit.

Më vonë u rreshtua në batalionin partizan të Çermenikës dhe u shqua për mobilizimin e rinisë në luftë kundër pushtuesve dhe punoi edhe si mësuese në zonat e çliruara të qarkut të Elbasanit. U vra duke luftuar kundër gjermanëve në Zdrajsh të Çermenikës në 19 Dhjetor 1943.