Hapësira prej rreth 7000 metra katror, shumë pranë qendrës së qytetit të Librazhdit, do të transformohet në një park të madh me ambiente çlodhëse për qytetarët.
“Falë vëmendjes së treguar nga bashkia punimet për rehabilitimin e kësaj zone të qytetit do përfundojnë në muajin mars. Ky është një tjetër tregues i punëve të mira që Kastrioti po bën në funksion të qytetarëve”- shkruan në rrjetin social facebook, drejtuesi politik i PS për Elbsanin, Damian Gjiknuri.
Pas këtij investimi, do të vijohet me fazën e dytë të punimeve në të gjithë bllokun që përfshin edhe rivitalizimin e muzeumit dhe xhamisë.
Hapësira prej rreth 7000 metra katror, shumë pranë qendrës së qytetit të Librazhdit, do të transformohet në një park të madh me ambiente çlodhëse për qytetarët.
Falë vëmendjes së treguar nga bashkia punimet për rehabilitimin e kësaj zone të qytetit do përfundojnë në muajin mars. Ky është një tjetër tregues i punëve të mira që Kastrioti po bën në funksion të qytetarëve.
Pas këtij investimi, do të vijohet me fazën e dytë të punimeve në të gjithë bllokun që përfshin edhe rivitalizimin e muzeumit dhe xhamisë.