Ariu nuk fle më në dimër. Në kamerat kurth të vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, për monitorimin e faunës së egër në Parkun Kombëtar të Shebenikut, janë vërejtur lëvizje të arinjve edhe në këtë kohë me dëborë.
Specialistët e shpjegojnë këtë fakt me rritjet e temperaturave, çka do të thotë se ariu nuk po e bën më gjumin e tij letargjik. Por moratorium i gjuetisë ka ndikuar që kafshët të shumohen dhe të shumta janë speciet e fotografuara në Shebenik.
Kamerat kurth janë të vendosura aty ku mendohet se janë shtigjet e kafshëve. Nëse disa vite më parë rrëqebulli i Ballkanit ishte një specie në zhdukje, tashmë ai ka krijuar habitatin e tij në Shebenik.
Madje fakti që në Maqedoninë e Veriut gjuetia është e lirë, ka bërë që kafshët të gjejnë strehë në zonën e mbrojtur të Shebenikut.
Top Channel