Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë lëvizjet e para në kabinetin qeveritar pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Duke iu referuar vendimeve të fundit të Këshillit të Ministrave, bëhet e ditur se Bora Muzhaqi do të jetë zëvendësministre e re e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, ndërsa Dallëndyshe Bici që do të jetë zëvendësministre e Mbrojtjes.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Muzhaqi ka zënë vendin e Aspasjana Kongos e cila është liruar nga kjo detyrë. Ndërsa Bici e cila deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtues së IKMT-së do të marrë atë të zëvendësministres së Mbrojtjes.
Bora Muzhaqi doli nga platfoma “Deputeti që duam”, ndërsa kandidoi si deputete në listat e Partisë Socialiste e 31-ta në Tiranë. Ajo u prezantua nga kryeminstri Edi Rama më 8 mars.
E lindur në Elbasan në moshën 17-vjeçare filloi studimet në Angli, ku gjimnazin e përfundoi në Kembrixh. Sipas rrëfimit të saj, arriti të studionte në “London School of Economics”, ku u diplomua me bachelor në Ekonomi. Më pas aplikoi për master në biznes ndërkombëtar, në “Hult International Business School”. Gjithashu prej 2 vitesh është pjesë e Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim.
Tashmë janë dy figura elbasanase që drejtojnë Ministrinë e Arsmit, një nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë, Evis Kushi dhe tani Bora nje aset premtues.