Lëvizje në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa ikën nga Elbasani. Vendin e tij e zë…

Policia e Shtetit ka bërë disa lëvizje në radhët e saj.

Ardian Çipa nga DVP Elbasan emërohet Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër.

Bledar Çeliku, nga Gjirokastra emërohet tek Drejtoria e Standarteve në Drejtori të Përgjithshme.

Në Elbasan komandohet drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë Drejtori.

Në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu. Lëvizje mësohet të ketë pasur edhe në Lezhë, por ende nuk janë të konfirmuara me emra konkret.