Pak orë para se të ekzekutohej, një i burgosur i kërkoi rojes që e shoqëronte një laps dhe një letër për dëshirën e tij të fundit. Pasi shkroi për disa minuta, i tha rojes, të lutem, t’ia dorëzosh këtë letër nënës sime! Në letër shkruheshin fjalët më të ɗhimbshme që një nënë mund të lexojë nga djali i saj:
Nënë, besoj se nëse do të kishte më shumë drejtësi në këtë botë, edhe ti duhet të gjykoheshe bashkë me mua. Ti je po aq fajtore sa edhe unë për jetën time të mjerueshme! A të kujtohet nënë, kur e solla në shtëpi atë biçikletën që ja vodha një fëmije? Më ndihmove ta fshihja, që të mos e merrte vesh babai.
A të kujtohet, kur unë vodha portofolin e fqinjit? Ne shkuam bashkë te qendra tregtare dhe blemë çfarë deshëm me ato lekë. A të kujtohet kur e përzure babin nga shtëpia? Ai donte të më ndëshkonte për vjedhjen e tezës së provimit të maturës në shkollë dhe për këtë arsye më përjashtuan. Nënë, në fillim isha vetëm një fëmijë, më pas një adoleshent dhe tani një i ri i keqedukuar që u bëra kŕiminel!
Isha vetëm një fëmijë i pafajshëm dhe ti duhet të më edukoje, dhe jo të përkrahje veprimet e mia të gabuara. Unë të kam falur dhe kërkoj vetëm diçka, që historia ime të lexohet si një reflektim nga të gjithë prindërit kudo në botë. Ata (prindërit) duhet ta dinë se janë të vetmit përgjegjës për edukimin e fëmijëve të tyre. Është në dorën e tyre që fëmija të bëhet një njeri i respektuar ose një kŕiminel. Faleminderit nënë që më dhënë jetën dhe faleminderit që më ndihmove ta humbas atë. Nënshkruar nga djali yt, fajtor!