Faleminderit i dashur Macron, e dashur zonja Merkel…Faleminderit që na braktisët në momenin që patëm nevojë. Faleminderit që nuk na lejuat të merrnim nga ju maska të thjeshta dhe të tjera paisje që na duheshin për të parandaluar përhapjen e virusit. Do ju kishim paguar, e dini? Jemi italianë, ata njerëzit e pistë, të padisiplinuar, qesharakët, folkloristët, të varfërit, ndonjëherë dhe kriminelët…Jemi dhe ata që ju ndërtuan rrugët, shkollat, që ju kemi mësuar alfabetin që përdorni, ata që ju shpjeguan ligjet, krijimin e shtetit dhe mbrojtjen e të drejtave. Jemi ne…italianët, autorët e veprave që qëndrojnë në muzetë tuaj, e teksteve që studioni, e shpikjeve që përdorni. Ata që me sakfrificë të madhe ruajnë 70% të pasurisë artistike të botës dhe i paguani një shifër të papërfillshme për vizitat në muze, ndonjëherë as atë jo. Jemi ne, italianët, ata që ju ofruan artin, kulturën, aty ku bazohet qytetërimi ynë dhe i juaji, shpjegimi më i mirë që njeriu i ka bërë së bukurës, harmonisë, ekuilibrit. Jemi ne, italianët, që ju dhuruam qytetërimin, atë që ju e hodhët poshtë dhe e çuat drejt Mesjetës dhe ne sërish, të rilindur, i dhuruam botës një tjetër qytetërim, artin, gjeografinë, ekonominë, arsimin… Jemi ne, italianët, ata që krijuan mozarellën, parmixhanon, proshutën, raviolin, tortelinin, lazanjën, akulloren, picën etj etj…Ata që çuan në Francë verën dhe i mësuam se si ta bënin, ata që çdo vit luftojmë me produktet tuaja që tentojnë të na kopjojnë edhe emrat, por edhe stilin e modën.
Edhe ju zoti Trump, ju zoti Johnson, faleminderit që pikë së pari që u izoluat prej nesh, në vend që të na ndihmonit. Ju rikujtoj zoti Trump, se po të mos ishte për një italian, do ishit në tokën e parardhësve tuaj ku do të vuanit nga uria dhe jo në Amerikë, ku jeni i pasur…Nuk do mund të haje as patate sepse nuk do i kishit, nëse një italian nuk do kishte udhëtuar drejt tokës tuaj. Juve zoti Johnson, ju kujtoj se fati i popullit tuaj bazohet në një flamur, që jua dhamë ta vinit në anijet tuaja, që të mos sulmoheshit nga piratët. Kryqi i ”San Giorgos”, i dhuruar nga Republika e Genova-s, pa të cilin do ishit zhdukur nga harta. Ju mësuam të përdorni hartat dhe ju i përdorët mjaft mirë. Të gjithë ju, kur telefononi, mendoni për Meucci-n, kur shihni televizor dhe dëgjoni radion mendoni për Marconi-n. Kur përdorni energjinë elektrike, si të mos kishte të nesërme, mendoni se nuk do mund ta bënit po të mos ishte Fermi.
Ne italianët kemi shpikur bankat, universitetet, arkitekturën, inxhinerinë, astrofizikën, kalendarin, muzikën. Ishin italianët si Kolombi, Marco Polo, Leonardo Da Vinci, Michelangelo, Bernini, Tiziano, Raffaello, Brunelleschi, Galileo, Çezari, Oktaviani, Aurelio, Dante, e mund të vazhdoja për orë. Të dashurit e mi, kur dëgjoni emrin Itali duhet të çoheni në këmbë, të ulni kokën dhe të jeni të vetëdijshëm që origjina e shoqërisë perëndimore është këtu. Nëse ju kërkojmë ndihmë, duhet të vraponi sepse nëse e çoni botën në një ”Mesjetë” tjetër nuk e di nëse do ja dalim që të krijojmë një tjetër qytetërim. Nëse nuk ju intereson, atëherë kënaquni me ato që keni, vazhdoni të adimoroni me mijëra ton hekur dhe kur shkoni në muze, ju lutem, mos i shihni veprat e italianëve, do e mbaroni vizitën tuaj shumë shpejtë. Mund të shkoni të vizitoni një fabrikë të bukur makinash, nga ato që nuk krijojnë ndotje. Shkoni të vizitoni ato që për ju janë kështjella e për ne vetëm vila, me të cilat jemi të mbushur plot. Ose shkoni në kryeqytetet që janë kopje e Venezias, Firenze-s, Romës, shkoni…
Evitojeni vizitën në vendin më të bukur të botës, duke qenë se e braktisët me shpatulla pas murit. Ne do të mirëpresim vetëm ata që në momentin kur patëm nevojë, na ndihmuan. Do i hapim qytetet tona, unike në botë, për ta. Do mund të vizitojnë Venecian, Romën, Firenzen, Genova-n, Napoli-n, Bologna-n, Pisa-n, Siena-n, Torino-n, Palermo-n, Milano-n, Cremona-n, Mantova, Ferrarën, Toscana-n, Puglia-n, Sicili-në, Sardenja-n. Shkatërruat Greqinë e shkretë me financat tuaja. E provuat dhe me Italinë, por për momentin nuk ja keni dalë ende. Tani ndoshta patët momentin për t´i dhënë goditjen e fundit, por me egoizmin tuaj nuk keni llogaritur faktin që virusi nuk ka kufij, do ju godasë të gjithëve, edhe ju. Nëse do na ndihmonit dje në tentativën për të parandaluar epideminë, në vend që të na ofendonit dhe të na përbuznit, sot ndoshta nuk do ju duhej të qanit të vdekurit tuaj. Egoizmi juaj i ka treguar të gjithëve sa të vegjël jeni. Faleminderit, nga një vajzë italiane… /News31.al