Lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ballë ishte?

Mëngjesin e ditës se sotme janë ndjerë lëkundje sizmike në vendin tonë. Sipas IGJEUM tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter, dhe është ndjerë më shumë në Elbasan dhe Pogradec. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km, ndërsa epiqendra rreth 22 km në perëndim të Pogradecit, gjithashtu lëkundje janë ndjerë edhe në Elbasan, rreth 32 km në drejtim jug-lindje.