Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Tiranë dhe në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave nga IGJEUM, tërmeti ishte me magnitudë 4.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Shalës të Elbasanit dhe thellësia e tij ishte 15 km.
Megjithëse magnituda ka qenë relativisht e vogël shumë prej banorëve janë ndjerë të frikësuar dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre.
Frika e qytetarëve është akoma e madhe edhe për shkak të tërmeteve që kanë prekur Turqinë dhe pasojave të rënda që ka sjellë atje.