Moderatori i njohur Ledion Liço është larguar nga ekrani dhe ka shijuar larg syrit të mediave jetën e tij private. Edhe pse ka një llogari në Instagram, Ledioni nuk poston kurrë asgjë dhe të vetmet raste që e shohim janë kur Sara apo Lori ndajnë tek tuk ndonjë foto me të. Sot, Sara Hoxha ndau me ndjekësit e saj një foto të rrallë me partnerin, i cili paska ndryshuar sërish look.
Duket se Ledioni i është rikthyer pamjes së dikurshme dhe ka zgjatur flokët, siç mund ta shohim në pozën pranë Sarës. Lart e poshtë po përflitet se këtë shtator, drejtimin e “Top Channel” do ta marrë Ledion Liço, pasi Ben Blushi të lërë vendin e tij. Megjithatë, kjo mbetet ende për t’u vërtetuar në vijim.