Lajmi i mirë për Elbasanin, dita e 6-të pa raste të reja. Ja sa tampone dolën negative 24 orët e fundit

Lajme të mira vijnë nga instituti i shëndetit publik për qarkun e Elbasanit i cili prej 6 ditësh tashmë nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar me koronavirus. 4 tamponët e marrë gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar negative dhe aktualisht Elbasani vijon në shifrat e 15 personave të prekur nga Covid-19. Gjatë këtyre ditëve janë marrë gjithsej 65 tamponë për rastet e dyshuara të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.

Ndërkohë dje është bërë e ditur se edhe familja Sejdini që ishte prekur me Covid-19 ka rezultuar negative në testin e fundit. Tashmë ata konsiderohen të shëruar, por sipas rekomandimit të autoriteteve duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në izolim si një mënyrë mbrojtëse ndaj kovid 19-të. Dy djemtë dhe kryefamiljari tre javë më parë rezultuan pozitiv me Covid-19, ndërsa gruaja ka dyshime se e ka kaluar e para, pasi ka patur temperaturë të lartë për disa ditë me radhë.