Që nga fillimi i Shtatorit PS në Qarkun e Elbasanit ka mobilizuar strukturat e saj duke u bërë mjaft aktive në të gjitha aspektet. Drejtuesi Politik i Grupit Parlamentar të PS për këtë Qark, Damian Gjiknuri, njëkohësisht edhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike e ka ngjitur së fundi në nivelet më të larta punën me strukturat pas njw periudhe disa mujore qetësie. Gjatë fundjavës ka zhvilluar takime të shumta në bashkitë e këtij Qarku si dhe mbledhur në Elbasan drejtuesit e PS dhe 7 kryebashkiakët e këtij Qarku ku ka dhënë direktivat në prag të çeljes fushatës së përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie që do konkurrojnë në zgjedhjet vendore që janë parashikuar të mbahen në Pranverën e ardhshme.
Gjiknuri ka vlerësuar punën e të gjithë kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, por ai ka deklaruar se jo të gjithë ata që janë në detyrë do rikandidojnë në këto zgjedhje. I pari ndër shtatë kryebashkiakët aktualë që thuajse e ka të sigurtë deri tani rikanditimin është Andis Salla, kryebadhkiaku i Cërrikut ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i PS.
Deklarata e Gjiknurit për rikonfirmimin e Andis Sallës si kandidat e PS në zgjedhjet e radhës vjen pasi ai u vlerësua me superlativa pak javë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues të pushtetit vendor.
Andis Salla, kryebashkiaku në detyrë i Cërrikut ka lindur në Shtërmen të Elbasanit, më 3 Shkurt 1988. Ai kryer studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Është kualifikuar në vitin 2014 si avokat pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ka një sërë eksperiencash pune si jurist dhe me vonë si Drejtor i IEVP në Elbasan.