Elbasani është një ndër qarqet më të prekura në vend si pasojë e koronavirusit. Bëhet me dije se mbrëmjen e kësaj të hëne është konfimruar pozitiv një tjetër person në Elbasan duke e çuar në 11 numrin e rasteve të prekura me COVID 19 në këtë qytet.
Rasti i fundit i konfirmuar është një 46 vjeçar pronar i një lokali pranë Gjykatës së Elbasanit në Lagjen 5 Maji, i cili deri ditën e premte ndoshta në mënyrë ilegale ka ushtruar aktivitetin e tij dhe në kohën kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë. Dyshohet se pronari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij.
Sipas informacioneve zyrtare dhe hetimeve rezulton se në këtë lokal ka pasu kontrakte 53 vjeçari që u infektua me COVID 19 në kuadër të kontakteve që ka pasur me pronarin e këtij lokali duke infektuar edhe gruan punonjëse e bankës së nivelit të dytë dhe dy vajzat 25 dhe 22 vjeç.