Gjatë ditës së sotme u njoftua se vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur që të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim ende nuk është bërë zyrtar, por pritet që të premten BE-ja ta konfirmojë dhe të hyjë në fuqi që nga data 27 qershor.
Gazetarja Erisa Zyka ka dhënë më tepër detaje në lidhje me këtë vendim i cili është në dorën e shteteve anëtare nëse duan që ta respektojnë apo jo. Zyka ka njoftuar se edhe Greqia ka dhënë dritën jeshile për heqjen e kufzimeve, por nëse ata duan të vështirësojnë situatën duhet ta justifikojnë.
Greqia ka qenë prezente dhe ka dhënë aprovimin e saj. E ka të vështirë të mos jetë dakord nesër. Nuk i dimë ende datat. Por të 27 shtetet janë të detyruar që ta respektojnë vendimin.
Për të lëvizur drejt vendeve të BE-së, shqiptarëvve u duhet të paraqesin një test negativ për Covid-19 të bërë 72 orë nga nisja. Ose mund të paraqesin dokumentin që vërteton se ata janë të vaksinuar. Pritet që në javët në vijim 10 vende të unionit të njohin vaksinën kineze dhe atë ruse.