LAJM I FUNDIT / Covid-19 i merr jetën farmacistes 43 vjeçare

Një grua 43 vjeçare nga qyteti i Durrësit ka ndërruar jetë vetëm disa ditë pasi ka rezultuar pozitive me Covid-19. Mësohet se, 43 vjeçarja kishte disa ditë që ishte e shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa ka ndërruar jetë dje, ndërsa identiteti i saj nuk dihet ende dhe as nëse ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Gruaja mësohet se ishte me profesion farmaciste dhe punonte në Fushë-Krujë, ndërsa banonte në Durrës.

(Descript.al)