Eshtë gjetur njeriu i parë në botë që mendohet se ka imunitet natyral kundër koronavirusit. Sipas “BBC” ky burrë ka anti-trupa natyrale kundër virusit, mirëpo, si ai mund të ketë edhe të tjerë që nuk janë gjetur akoma. “Unë nuk jam personi i vetëm që kam antitrupa si këta, unë jam vetëm një nga të paktët që janë gjetur”,- ka thënë John Hollis.
Shkencëtarët kanë lajmëruar më herët se koronavirusi mund të shkaktojë dëme në trupin e njeriut duke pasur parasysh gjenetikën. Kjo shpjegonte edhe faktin se përse disa të rinj nga e gjithë bota kanë humbur jetën nga koronavirusi, pavarësisht se nuk kanë pasur asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.
Po ashtu, nga ana tjetër ka persona në të gjithë botën që koronavirusi nuk ka asnjë ndikim në trupin e tyre.