Edhe pse mjekë, këngëtarë, politikanë, e kush mundet bën apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, një grup të rinjsh nga Elbasani duket se nuk e kanë marrë mesazhin. Nga kamerat e sigurisë është kapur një moment ku shihen disa të rinj që rrinë në grup pa e respektuar për asnjë moment distancën e sigurisë.
Dje, rreth orës 19:30 ata kanë vendosur që të mblidhen së bashku për të diskutuar, ndërkohë që janë larguar më të katra sapo kanë parë efektivët e policisë. Pastaj në momentin që Policia largohet, të rinjtë rikthehen sërish.
Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 28 raste të reja, duke e çuar totalin në 361 dhe si shkak për rritjen e shifrave është bërë mosrespektimi i distancës sociale.
/dosja.al