Pas burgosjes së Evin Salianjit, me firmën e Sali Berishës, PD ka vendosur që drejtues politik në qarkun Elbasan, deputetin Tomor Alizoti.
Ndërsa Jozefina Topalli është caktuar drejtuese politike për Diasporën.
Në Kavajë është caktuar Fisnik Qose, i cili njëkohësisht mban postin e kryetarit në këtë bashki.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Berisha ka deklaruar se Ervin Salianji do të drejtojë nga qelia fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Berisha u shpreh se Salianji do të jetë i deleguar nderi në qarkun e Elbasanit, duke shtuar se “guximi i tij për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit”.