Kush do jetë kandidati i PD për bashkinë Tiranë? Berisha zbulon EMRAT: Kemi zgjedhur 3 persona për të…

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk e kanë një emër për kandidatin që do garojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë.

Kryedemokrati theksoi se janë 3 përfaqësues, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti që do të negociojnë me partitë e tjera opozitare për emrat e kandidatëve. Berisha theksoi se vetë nuk është i gatshëm të pronocohet për të treguar se kush është kandidati i tij i preferuar.

 “Belind Këlliçi, Flamur Noka, Ilir Alimehmeti do të jenë përfaqësuesit tanë, do të negociojnë me partitë e tjera. A më shkon mua që nga njëra anë ti ngarkoj e tu them partive opozitare qe do negocioj e të them emra, Sot do të mblidhen, punën e kanë filluar që dje.

Këta 3 persona janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare. Ata do takohen me kandidatët me partitë, duhet të bien dakord për emra, pastaj vjen radha e kandidatëve. Nuk do prononcohem, sepse ky është një proces, në të kundërt do të thosha ky është i preferuar.”- tha Berisha.