“Kur ikën macja…” për në Elbasan. Komedia që do të sjellë të qeshura pafund

Komedia zbavitëse “Kur ikën macja..” do të shfaqet të mërkurën dhe të enjten në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në datat 27 dhe 28 prill, në orën 19.00, aktorët do të sjellin në qytet të qeshura pafund përmes interpretimeve të tyre të shkëlqyera.

Komploti i komedisë është i thjeshtë, por i rrezikshëm dhe rrjedh si breshëri e pandërprerë automatiku. Dy motra vendosin të shkojnë me pushime në Paris, ndërkohë që dy baxhanakët ftojnë në shtëpi “dy kotele” simpatike seksi. Pikërisht atëherë gjërat fillojnë të ndërlikohen.

Për të parë shfaqen të mërkurën dhe të enjten në Elbasan, mund të rezervoni vendin tuaj në numrin: 069 4825 145. Pas turit në disa qytete të vendit, “macja” shkon në Elbasan, me një kast të mrekullueshëm aktorësh që dinë të përçojnë te publiku ritëm të çmendur dhe humor.

Nje koment

  1. Pingback: 2abortive