Të afërmit e Charles George Courtney, një turist britanik që i la një pjesë të trashëgimisë së tij stafit të një hoteli në Kusadasi të Turqisë, thonë se vetëm djalit që i merrte bagazhet, Taşkın Daştan, ai i kishte dhuruar 275 mijë dollarë.
“Ky turku fatlum nuk ka nevojë më të punojë për gjithë jetën”, ka shkruar Daily Mail. Mediat turke nga ana tjetër thonë se Courtney, që ndwrroi jetw në moshën 87-vjeçare, i ka shpërndarë ca para të tjera edhe pjesës së mbetur të stafit, që nuk i treguan shumat e marra.
Turisti e kishte vuajtur shumë faktin që nuk pati fëmijë me gruan e tij, Miriam e cila kishte ndërruar jetë nga kánceri 10 vjet më parë. Të dy ata kishin qenë të martuar bashkë për 5 dekada. “Daştan ishte kthyer për Charles në djalin që nuk pati kurrë”, thonë të afërmit. Të dy ata ishin takuar për herë të parë gjatë vizitës së britanikut në hotel në vitin 1990, dhe kishin krijuar një miqësi të fortë, e cila nisi pikërisht nga dashamirësia dhe respekti që turku kishte treguar ndaj turistit të moshuar.
I gjithë stafi i hotelit në fakt e donin britanikun, të cilin e kishin pagëzuar “Kumbari”, dhe ai ndihej aq mirë atje sa ndonjëherë shkonte për pushimet edhe tre herë në vit.