Kur do të nis rikonstruksioni i pediatrisë në Elbasan? Ja si përgjigjet drejtoresha Tahiraj

Godina e Spitalit Pediatrik në Elbasan është e vetmja e mbetur pa ndërhyrje në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Kushtet e kësaj godine lënë shumë për të dëshiruar përsa i përket infrastrukturës akomoduese, por edhe në pajisje. Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Prof. As. Dok Desantila Tahiraj tha se tashmë janë procedurat e fundit teknike dhe për dy muaj nis rikonstruksioni i godinës.

Znj. Tahiraj falenderoi Bashkinë e Elbasanit për projektin e rikonstruksionit të pediatrisë dhe Qeverinë Shqiptare për financimin. Ajo tha se godina e këtij spitali do të jetë model, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në shërbime ku do të shtohen një sërë shërbimesh mbështetëse.

Znj. Tahiraj theksoi se ky investim ishte i shumëpritur dhe i domosdoshëm dhe duhet të ishte kryer i pari, por vuri në dukje se investimet në spitalin e Elbasanit të gjitha kanë qenë të domosdoshme dhe ndryshimi është shumë i madh.e.news