Të gjithë shoferet që sot duhet të udhëtojnë në fshatrat Benë, Qafë Renas dhe Qafë Shmil duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi për të lëvizur me automjete duhet të përdorin zinxhirë. Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja i cili ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga rrugët me dëborë.
Postimi i plotë
Në terren, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike po vijojnë punën pa pushim deri në normalizimin e situtës dhe vënies në funksion të automjeteve të të gjitha rrugëve urbane dhe rurale.
Aktualisht të gjitha akset në Bashkinë e Elbasanit janë të aksesueshëm, por një kujdes i veçantë duhet treguar në Njësinë Administrative Labinot-Mal, ku në fshatrat Benë, Qafe Renas dhe Qafë Shmil lëvizja është e domosdoshme të kryhet me zinxhirë.
Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.