Kujdes kush kthehet në Shqipëri para 4 gushtit! Greqia jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Qeveria greke ka vendosur të rishqyrtojë edhe njëherë masat e marra për pandeminë, midis të cilave edhe ato që kanë të bëjnë me dy pikat kufitare të hyrjes nga Shqipëria, Kakavijë dhe Kapshticë. Referuar zëdhënësit të qeverisë greke, mësohet se, prej datës 23 korrik, të gjithë shtetasit grekë si dhe minoritarët që kanë lejen e homogjenit duhet edhe ata të plotësojnë formën përkatëse të hyrjes (passenger locator form).

Gjithashtu, këshillohen edhe qytetarët grekë të shmangin vizitat në vendet e rënduara nga Covid-19.

Ndërkohë, përsa i përket punëtorëve sezonalë shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe largohen për në Shqipëri para katër gushtit, mësohet se, nuk do të kenë më të drejtë hyrjeje në Greqi deri në një urdhër të ri.