“Ku të gjejmë dhe ca si ajo!” “Populli u ofendua se Anisa është yll e bukur dhe s’vjen era djersë!

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano pezulloi nga detyra dy ditë më parë nënkomisaren e Elbasanit Anisa Kostani. Ajo fyeu gazetarët me gjuhë banale dhe kërcënoi me jetë ata publikisht.

Opinioni publik u nda në dy pjesë, ku shumica e kritikuan dhe disa të tjerë mbajtën anën e Kostanit. Ndër personat e kategorisë së dytë bën pjesë edhe gazetari Dritan Hila, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka shkruar se popullit ajo i ka bërë përshtypje se është e bukur.

Ai shton se ajo nuk vjen era djersë, është yll e bukur dhe do ishte mirë të gjenim edhe disa police të tjera si ajo.

“AMP pezulloi policen e Elbasanit pasi kishte sharë gazetarët. Dhe populli i rrjetit u ofendua! Çudi! Nuk ofendohen kur shajnë shoku shokun por kjo policja ju ka bërë pershtypje! Ju ka prishur midenë. Mbase ju ka bërë përshtypje se është e bukur. Se nuk i vjen era djersë dhe nuk ka uniforme të dalë boje. Se nuk rri urtë kur e shajnë. Se nuk është 30 kile mbi peshë dhe se paska dalë në foto para makinave të shtrenjta apo para jahteve, a thua se asnjë prej këtyre që e shajnë nuk ka bërë një foto të tillë. 

Policen le ta kontrollojë shërbimi i brendshëm nga i vijnë të ardhurat dhe nëse është në marrëdhënie me persona problematikë me ligjin. Sa për të tjerat le mos ta prishi gjakun policja e Elbasanit. E nëse është në rregull me ligjin, ku ti gjejmë edhe ca si ajo. Ishte yll e bukur”,-shkruan gazetari Hila ndër të tjera.